Konflikti për pyjet në Panarit, banorët gjyq për grabitjen

Postuar në 05 Prill, 2012 08:52

Banorët e fshatit Panarit kanë denoncuar në Gjykatën e Faktit në Korçë atë që e cilësojnë vjedhje të pyjeve të tyre. Edhe pse 490 hektarë pyje që rrethojnë malet e Panaritit figurojnë në hipotekë si pronë shtetërore, me një gjyq që banorët e cilësojnë të fshehtë, ato po tentohen të privatizohen nga një ish-banor i kësaj zone.

"Kemi ardhur të gjithë si fshat, sepse zoti Bashkim Kamberi kërkon të na marr një pjesë pylli që nuk e ka patur asnjëherë. Fshati jonë është prej tre mijë vjetësh dhe historikisht ky pyll quhet Shera e Panaritit. Megjithatë, ne dimë se zoti Bashkim, hartat i ka të gjitha të falsifikuara. Kërkojmë nga qeveria, nga prokuroria, nga gjykata të na japë drejtësi", thotë Xhelan Meço, kryeplaku i fshatit Panarit.

"Do ti lutemi shtetit, që ne të na japi atë që na takon që kemi pasur dhe do ta lëmë brez pas brezi. Ajo është Shera e Panaritit", shprehet Teki Meçkollari, banor i vjetër i Panaritit.

Gati gjysma e sipërfaqes së mësipërme pyjore me dokumenta hipotekore të vjetra i përkasin familjes së madhe të Ali Koprënckës, e cila në dokumentat e paraqitura në seanca gjyqësore figuron e shuar, edhe pse ende jetojnë 15 trashëgimtarë të saj.

"Unë sot e mora vesh nga përfaqësuesit e Panaritit, e mora vesh që po bëhej ky gjyq. Nuk e dija që qënkan bërë dy seanca sepse do të kisha vepruar më përpara. Kanë bërë babanë tim të vdekur, kanë thënë që nuk ka asnjë nga fisi i Koprenckave. Babai im është gjallë dhe është 84 vjeç, por është i verbër dhe nuk kisha mundësi ta sillja sot në gjykatë", thotë Edlira Koprëncka, trashëgimtare e pronarit Ali Koprëncka. 

Banorët e Panaritit akuzojnë gjithashtu se i njëjti person, nëpërmjet  gjyqeve, ka arrtur të përfitojë më parë edhe 800 hektarë pyje të Çemericës.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.