Klinton letër Nishanit: Nder i madh për muapranimi i “Urdhrit të Flamurit Kombëtar”

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton i ka shprehur Presidentit të Republikës, Bujar Nishani kënaqësinë e takimit me të nëpërmjet një letre, e cila mban datën 4 janr 2013.
Mesazhi i plotë e Hillari Klinton për Presidentin, Nishani
“I dashur Zoti President!
Takimi me ju në Pallatin e Brigadave ishte kënaqësi. Gjithashtu ishte privilegj për mua të vizitoja Tiranën gjatë këtij viti historik për Shqipërinë dhe të uroja vendin tuaj për 100-Vjetorin e Pavarësisë.
Personalisht, pranimi i Urdhrit të Flamurit Kombëtar përbënte një nder të madh për mua. Ky Urdhër do të shërbejë si një përkujtesë e rëndësishme e marrëdhënieve jetike mes dy popujve tanë. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin produktiv mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.”
Dy ditë më parë, ishte kreu i opozitës, Edi Rama i cili postoi në Twitter letrën e dërguar nga Klinton, si falënderim dhe shprehje kënaqësie për takimin me të, gjatë vizitës së saj në ShqipërI.
PANORAMA
Add new comment