Greqi, sondazh: Rënie e re e PASOK, "Agimi i Artë" në Parlament

Parlament me 9 parti, përkeqësimi i mëtejshëm i mbështetjes për partitë e “mëdha”, rritje e disa partive të majta dhe mbështetje për ksenofobët e "Agimit të Artë".
Kështu parashikohet parlamenti i ardhshëm që do të formohet pas zgjedhjeve politikë në Greqi, sipas rezultateve të sondazhit të të realizuar nga Public Issue publikuar nga “Kathimerini e së dielës”.
Sipas këtij sondazhi “Demokracia e re” bie 3 pikë, por mbetet në vend të parë me 28 %. Në vend të dytë del “E Majta Demokratike” me 16 %, SYRIZA me 12%, që le pas PASOK, i cili barazon me KKE (komunistët) me 11%, LA.OS dhe partia ekologjike me 4%, dhe fakti më shqetësues është se racistët dhe ekstremistët e “Agimit të Artë” kanë marrë 3.5% të mbështetjes, duke lënë pas dhe jashtë parlamentit edhe “Aleanca Demokratike” të Dora Bakojanis.
Renditja si më poshtë:
• DR 28%.
• E Majta Demokratike 16%
• SYRIZA 12%
• PASOK 11%
• Partia Komuniste 11%
• LAOS 4%
• Të gjelbrit Ekologët 4%
• Partia ekologjike 4%
• Agimi i Artë 3.5%.
Agimi i Artë” njihet si një organizatë ekstremiste ultra e djathtë, me prirje raciste, vecanërisht kundër emigrantëve. Anëtarët e kësaj organizate luftojnë “për një Greqi të pastër, pa të huaj”. Shpesh ata janë përleshur me policinë dhe kanë sulmuar aktivistët e majtë grekë, që mbështesin të drejtat e emigrantëve.
Duke iu kthyer sondazhit, 52% e njerëzve nuk janë dakord me miratimin e memorandumit të ri, ndërsa 38% pajtohen. 46% e konsiderojnë mundësinë e falimentimit formal në Greqi dhe pse 10% mendojnë se vendi tashmë është falimentuar.
Pakënaqësia ndaj qeverisë së koalicionit arrin 87%, megjithatë, 45% kanë mendim të favorshëm për kryeministrin Lukas Papadhimos, ndërsa Fotis Kouvelis (kryetari i së Majtës Demokratike), është zgjedhur si udhëheqës popullor.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment