Greqi, ke borxh në shtet mbi 300 euro? Të sekuestrohet pasuria

Ministria greke e Financave ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e patundshme apo depozitat bankare të personave që kanë detyrime të pashlyera ndaj shtetit dhe që shlyerjes së tyre iu ka skaduar afati.
Ky vendim do të zbatohet kur shuma e detyrimit të pashlyer është mbi 300 euro. Sekuestro nuk parashikohet vetëm në rastet kur paga apo pensioni i debitorit janë nën në 1000 euro.
Masa përfshihet në udhëzuesin analitik të ministrisë së financave, ku përshkruhen masat e vjeljes së detyrueshme të detyrimeve, si dhe të drejtat që kanë debitorët.
Sa i përket sekuestrimit të pasurisë së paluajtshme, kjo masë realizohet atëherë kur detyrimi ndaj shtetit, përshirë kamatat, e kalon shumën 5000 euro dhe nëse pagesa nuk bëhet brenda 4 muajsh që nga skadimi i afatit.
Ballkanweb.com
Add new comment