Gramsh, ekzekutohet 37-vjeçari sapo ishte kthyer nga Belgjika

Postuar në 15 Nëntor, 2014 03:47

GRAMSH - Një 37-vjeçar në fshatin Tërvol të Gramshit është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në banesën e tij rreth orës 20:00, ndërsa kishte dalë në verandë. Mësohet se viktima është Përparim Duzha, 37 vjeç i cili para pak kohësh është riatdhesuar nga Belgjika ku jetonte prej disa vitesh si emigrant.

37-vjeçari dyshohet se është vrarë gjatë një darke familjare dhe është qëlluar në momenti kur ka dalë në verandë për të pirë në cigare.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga ana e komisariatit i Gramshit bëhet me dije se janë disa pista hetimi, ku më kryesoret janë hakmarrja apo ndonjë konflikt i vjetër i viktimës, 37- vjeçarit Duzha.

Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa banorë të tjerë të fshatit Tërvol në Gramsh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.