Gjyqtarët: Mbrojtja ndaj nesh, jo vetëm formale

Postuar në 17 Janar, 2013 07:53

 

TIRANE- Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, duke denuar sulmin barbar ndaj gjyqatres se Vlores, djegur me acid nje dite me pare, ka deklaruar sot se krimi vjen ne vazhden e sulmeve ndaj gjyqesorit dhe eshte nje provë e pasigurisë dhe e kushteve të vështira në të cilat punojnë gjyqtarët shqiptarë.

“Dhuna e djeshme ndaj gjyqtares Mishgjoni përbën një zgjatim të dhunës verbale ndaj sistemit të drejtësisë, që sot përballet me sfida e vështirësi të panumërta.  Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë gjen rastin të përsërisë apelin se qasja aktuale ndaj gjyqësorit frymëzon vetëm akte kriminale dhune e urrejtje ndaj tij, por nuk inkurajon një drejtësi në veprim e përmirësim të vazhdueshëm”- shkruahet ne deklarate.

Sipas saj, vetëm mbështetja për gjyqësorin, ndërtimi i besimit të publikut tek drejtësia janë në kahjen e duhur të zhvillimit të shoqërisë e vendit.  “Kjo mbështetje nuk duhet të jetë formale e në letër, por e vërtetë dhe e pakushtëzuar.  Shoqëria shqiptare është një shoqëri në tranzicion, me probleme të mprehta sociale, zgjidhja e të cilavë është një barrë e vështirë për gjyqësorin, nga ku jo çdo pritshmëri mund të rezultojë legjitime”- perfundon deklarata.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.