Gjirokastër, maskat grabisin pikën e lojërave të fatit.

GJIROKASTER-Një pikë lojërash fati ka rënë pre e grabitjes së maskave në Gjirokastër.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:20 të në lagjen ’18 Shtatori’ pranë spitalit rajonal.
Sipas policisë, dy persona me maska janë futur në një pikë lojërash fati të licencuar në pronësinë e shtetasit me iniciale A.N dhe në kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin një shumë parash nga xhiroja e biznesit dhe janë larguar me pas në drejtim të paditur.
Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët gjatë orëve të natës kanë bërë shoqërimin e 15 personave ku po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes me armë.
Add new comment