Dollapi: Nuk kam menduar rritje çmimi të energjisë. Mungesat, faj i keqmenaxhimit të çekëve

Postuar në 25 Janar, 2013 14:20

 

Administratori i përgjithshëm i kompanisë CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” se e ka marrë kompaninë në një gjendje të vështirë teknike dhe financiare, me humbje dhe borxhe të shumta dhe me arkëtime të pakta. Sipas tij, shkak për mungesën e energjisë në shumë zona të vendit është bërë  keqmenaxhimi i kompanisë nga drejtuesit çekë.

Dollapi  ka premtuar se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike. “Nuk kam menduar rritje çmimi. Kompania ka rezerva të mjaftueshme, ka nivel të lartë humbjesh, mbledhja e të cilave do të thotë rritje e nivelit të faturimit. Ndërkohë ka edhe shumë debi të pambledhura nga institucionet shtetërore dhe nga familjarë e privatë”, ka thënë ai.

Sipas tij , përmirësimet e para të  gjendjes së vështirë mund të vijnë brenda dy muajve, duke motivuar punëtorët e thjeshtë me paga më të larta, duke punuar drejtuesit në terren për të shmangur vjedhjet dhe  shtimin e arkëtimeve të faturave të papaguara.

“Rrugëzgjidhjet janë të qarta për mua dhe për stafin dhe gjithë punonjësit. E para është përkushtimi për punën i çdo punonjësi, dhe kjo ka të bëjë me ndershmërinë dhe profesionalizmin në punë. Çdo punonjës do të mbajë përgjegjësi për kompaninë dhe ta trajtojë atë si një pjesë të tij dhe si pasuri të vetën; pra, duhet ta ruajë nga vjedhjet nga dëmtimet, ta ruajë në tërësi dhe ta shëndoshë atë nga ana financiare. Kjo nënkupton prerjen e energjisë elektrike të gjithë atyre konsumatorëve, të cilët janë lidhur në mënyrë të paligjshme në rrjet, ndërhyrjen dhe kontrollin e sistemit të matjes dhe të gjithë elementeve të tjerë që kanë të bëjnë me abuzime dhe me vjedhjen e energjisë elektrike në rrjet, ndërprerjen dhe shkëputjen e të gjithë atyre, që nuk paguajnë energjinë elektrike. Pra, kriteri kryesor i kësaj kompanie do të jetë puna me një standart dhe jo me dy standarde”, ka thënë Dollapi.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.