Basha: Qeveria Rama-Meta reprezalje në administratë, hoqën nga puna 4500 nëpunës

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 08:15

Kreu i Partisë Demokratike, Luzim Basha ka akuzuar edhe sot dyshen Rama-Meta për një fushatë masive spastrimi të pashembullt në administratë. Përmes një konference për shtyp të mbajtur paraditen e sotme Basha u shpreh se vetëm pranë zyrës së PD dhe faqes online kanë mbërritur 1189 ankesa nga qytetarë të thjeshtë të cilët janë larguar pa të drejtë nga puna prej qeverisë, megjithatë sipas tij numri total i të pushuarve nga puna shkon në 4500 të tillë.

“Zhbërja, paligjshmëria dhe arbitrariteti kanë shkëlqyer botërisht si tiparet e qeverisjes Rama këto 3 muajt e parë dhe në asnjë fushë më bindshëm sesa në fushën e spastrimit politik të administratës publike, duke larguar profesionistët dhe duke punësuar në vend të tyre klientelën klanore nepotike dhe korruptive të dyshes Meta-Rama dhe në asnjë fushë më bindshëm se në spastrimin e administratës publike. 1189 është numri i të larguarve dhe shkarkuarve që kanë paraqitur ankesa. Por numri total po sipas informacioneve deri dje ka mbërritur në 4500”, tha Basha.

Ai garantoi se PD do të jetë gjithmonë në krah të këtyre njerëzve që po hidhen në mes të rrugës pa të drejtë, ndërsa shtoi se PD po harton një paketë juridike në bazë të të cilës sipas tij të gjithë ata që kanë shkelur rëndë ligjin duke hequr nga puna nëpunës të administratës do të përgjigjen shumë shpejt para tij.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.