Bari, arrestohet shqiptari, udhëtonte me 6 kg kokainë.

Postuar në 16 Shkurt, 2014 03:42

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, drejtues i një kamioni përmes të cilit ka synuar të trafikojë 6 kg kokainë të pastër.

Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi është kryer në pjesën e vjetër të portit të Brindisit.

Një kamion me targa shqiptare në pjesën e kabinës së tij dhe me targa holandeze në pjesën tjetër tërhoqi vëmendjen e policisë italiane.

Nga kontrolli që iu bë kamionit u gjetën 6 kilogramë kokainë e pastër e fshehur në baterinë e modifikuar të kamionit. Përdorimi i qenit antidrogë ndihmoi në zbulimin e drogës, e cila ishte fshehur në dy vende.

Në baterinë e modifikuar u gjetën 4,2 kilogramë kokainë e ambalazhuar në katër pako, ndërsa në një panel izolimi me fund të dyfishtë u zbuluan edhe dy pako të tjera me drogë me peshë 1,8 kg.

Vlera e shitjes me pakicë e kësaj sasie kokaine shkonte në 3 milionë euro.

Kamioni sapo kishte zbritur nga një traget i linjës Durrës-Brindisi.

Pas zbulimit të drogës, menjëherë u arrestua shoferi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, por mediat italine kanë publikuar foton e tij.

Policia ka sekuestruar kamionin, një ekskavator të vogël ngarkuar në kamion si edhe disa celularë. Në kamion u sekuestruan dokumente, që financierët i gjykojnë si të dobishme për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.