Arrestohet shqiptari dhe italiani. Bllokohen 6 kg kokainë e 8600 €.

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 07:49

Një shqiptar dhe një italian kanë rënë në pranga të policisë italiane, ndërsa janë kapur me 6 kg kokainë të pastër.
 
Shqiptari Lorenc Bushi, 36 vjeç dhe italiani Michele Ciriello, 35 vjeç, prej kohësh ishin nën vëzhgim nga policia pasi kishte informacione për një rrjet trafikantësh të lëndëve narkotike në provincën e Pavia.
 
Arrestimi i italianit dhe shqiptarit erdhi pasi një kontrolli, ku në xhepat e shqiptarit janë gjetur  8600 €, që sipas policisë i kishte marrë pas një tregtie të lëndës narkotike. Menjëherë pas kontrollit të shtëpisë së shqiptarit janë gjetur plot 6 kg kokainë e pastër.

Nga hetimet e para rezulton se në këtë organizatë janë të përfshirë dhe persona të tjerë, e ndërsa tregu i kokainës së pastër arrinte deri në Milano.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.