Arrestohet i shumëkërkuari Zef Marku, përgjegjës për tragjedinë e 9 janarit

Postuar në 01 Shkurt, 2013 12:50

Policia e Shkodrës ka arrestuar të shumëkërkuarin Zef Marku, i cili ishte dënuar me 25 vjet burg nga gjykata e Vlorës si përgjegjës i tragjedisë së 9 janarit, ku u mbytën 20 persona, ndërkohë që 8 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

51 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qenieve njerëzore dhe ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë për 8 vjet me radhë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 janar 2004, kur një gomone me 36 klandestinë, e cila ishte nisur nga Vlora drejt Italisë, u përmbys duke shkaktuar 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur, të gjithë nga zona e Shkodrës.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.