Ansar: “3%-shi Argitës ishte ryshfet”

Çështja e biznesmenit Zafar Ansar vazhdon të shkaktojë debate të forta në politikën shqiptare me akuza dhe kundërakuza nga të dyja palet, që vijojnë edhe ditët e fundit.
Pas intervistës së biznesmenit pakistanez në Top Channel, reaguan si zonja Argita Berisha Malltezi, e deri Kryeministri Berisha i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së citohet të ketë deklaruar se kërkesat e Ansar, s’mund të realizoheshin nga ana ligjore, pasi ai kërkoi një investim ekskluziv, naftë pa TVSH dhe tokë private në kuadër të nismës ‘Shqipëria 1 Euro’.
Në reagimin e datës 19 Janar 2013, Argita Berisha Malltezi deklaroi se Zafarit, çdo tarife i eshte ofruar ne perputhje me ligjet e vendit dhe qe prape, ne kundershtim me detyrimet, nuk ka paguar asnje qindarke per sherbimet e ligjshme qe ka perfituar. Ndërsa Selami Xhepa, ish-këshilltar i Kryeministrit më 21 janar, botoi një shkrim me titull “Historia ime me biznesmenin Ansar”.
Por cili është qëndrimi zotit Ansar pas këtyre deklarimeve?
“Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përvec të cilave, kërkonte edhe 3 % si ‘tarifë suksesi’. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet. Projekti im u arkivua jo nga kërkesat ekskluzive apo çështje të naftës, por sepse nuk pranova kërkesat”, thotë Ansar.
Gjatë intervistës se dyte qe Top Channel zhvilloi permes ‘Skype-t’ me zotin Zafar Ansar, marrin përgjigje edhe disa çështje të tjera. Ku ndodhej dhe kush ishte pronari tokës ofruar Ansar nga Argita Malltezi për ta blerë? Çfarë u bisedua mes Berishës dhe Ansar gjatë takimit me Kryeministrin? Si e konsideron Ansar kërkesën e Argita e Malltezit për tarifën e suksesit që varionte në 1,5 deri në 3% të investimit prej 100 milionë eurosh dhe cili është motivimi i tij të flasë tani për këtë histori, e cila ka ndodhur në vitin 2007?
Intervistën e plotë të Zafar Ansar dhënë gazetarit Muhamed Veliu do ta ndiqni në Top Channel në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:30, si dhe të publikuar të plotë në faqen tonë zyrtare pas transmetimit në televizion.
SHQIP
Add new comment