Ambasada Franceze dhe Gjermane: Do të vazhdojnë riatdhesimet

Postuar në 30 Janar, 2015 04:47

Ambasada Franceze dhe Gjermane: Do të vazhdojnë riatdhesimet 

Pas riatdhesimit të 50 shtetasve shqiptarë që nuk kishin respektuar rregullat e qëndrimit në zonën Shengen, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Ambasada Franceze dhe Gjermane thonë se këto shtete nuk do të ndalen nga ky proces. 

Numri i këtyre fluturimeve të përbashkëta evropiane për riatdhesim nuk është ulur, thuhet në deklaratë, dhe nuk do të ulet sepse këta shtetas me qëndrim të parregullt përpiqen para së gjithash të emigrojnë për arsye ekonomike, gjë të cilën dy vendet tona nuk mund ta pranojnë. 

Në këtë deklaratë theksohet se “nuk duhet të keqpërdoret procedura e kërkesës për azil, e cila u rezervohet në mënyrë strikte vetëm refugjatëve politikë të vërtetë. Statusi i refugjatit nuk do t’u jepet të ashtuquajturve azilkërkues, arsyet e vërteta të të cilëve janë ekonomike”. 

Sipas Ambasadës Franceze dhe Gjermane nuk mund të pranohet “që të anashkalohen këto procedura sepse kjo është në dëm të pjesës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, të cilët i respektojnë këto rregulla”.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.