Aftësia e kufizuar, Rama: Do të ndajmë pagesën e plotë për dhjetorin

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 04:25

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria do ta bëjë çmos që të mundësohet shpërndarja e pagesës për muajin dhjetor përpara festave të fundvitit, për personat me aftësi të kufizuar.

Duke folur përpara kësaj shtrese të popullsisë, në ditën e Personave më Aftësi të Kufizuar, Rama u shpreh se ky grup është më i disavantazhuari i shoqërisë sonë."Për ne, thelbësor është komunikimi; personat me aftësi të kufizuar po kalojnë ditë të vështira. Jam i revoltuar për mospagesat tuaja mujore. Jemi këtu bashkë për të diskutuar për zgjidhjet e vështirësive me të cilat përballen invalidët. Nga muaji janar do te fillojme edhe me shperndarjen e pagesave të tjera", u shpreh Rama.

Kryeministri shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që drejton për të qenë pranë kësaj shtrese dhe për të ndarë me të shqetësimet dhe idetë e përbashkëta.

"Ne do të punojmë çdo ditë për një qeverisje që në qendër të shqetësimeve të veta ka njeriun dhe që nuk shpërdoron fonde dhe në asnjë mënyrë nuk shpërdoron dhimbje dhe ndjeshmëri, siç janë dhimbjet dhe ndjeshmëritë tuaja. Ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithcka për ju", tha Rama.

Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj theksoi se Qeveria do të jetë transparente për skemën financiare.

"Që nga 2010-a filluan fenomenet e vonesave të pagesave të invalidëve çdo fundviti. Po negociojmë me Ministrin e Financave për këtë situatë emergjence. Kemi kërkuar që të përdoren të gjitha organizmat ndaj diskriminimit profesional", u shpreh Veliaj.

Ndërkohë kreu i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar Abdullah Omuri shprehu optimizmin që situata ekonomike për invalidët e punës.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.