Abdiu: Shtetësia nuk mund të jepet me vendim qeverie, është shkelje kushtetuese

Postuar në 11 Janar, 2013 04:03

 

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, e konsideron si të papranueshme nga pikëpamja kushtetuese dhënien e shtetësisë shqiptare pa amenduar ligjin organik “Për shtetësinë”.

“Dëshirat e mëdha të kryeministrit, të cilat me sa duket kanë të bëjnë me interesat partiake politike për zgjedhjet, nuk mund të realizohen kollaj, sepse për këtë ligj kërkohet ajo që kërkohet për çdo ligj organik apo për kodet, që të votojnë tre të pestat e numrit të deputetëve  të Kuvendit. Sipas nenit 81 të Kushtetutës, ligji “Për shtetësinë” bën pjesë në ato ligje që duhet të miratohen me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pra, nëse ky si problem do të diskutohet dhe do të merret edhe konsensusi i partive të tjera politike , i opozitës kryesisht, atëherë mund të diskutohej, sepse ligjërisht mund të mos ketë pengesë për t’u zgjidhur si problem”, pohon Abdiu për gazetën Shqip.

Abdiu deklaron se nëse ky ligj miratohet me konsensus, askujt nuk i mohohet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

“Problemi kryesor që pritet të diskutohet do të jetë edhe ky që ka të bëjë me zgjedhjet. Sepse në atë ligj, po u miratua me konsensus të gjerë, unë mendoj se është e pamundur që atyre t’u mohohet e drejta e zgjedhjes. Pra, nëse do të bëhet një ligj si ky, ata do të fitojnë të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”.

Abdiu deklaron se janë me qindra e mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët banojnë në vendet fqinje dhe antikushtetueshmërisht nuk marrin pjesë në votime.

Sipas Abdiut: “politika dhe politikanët mund të rregullojnë këtë mangësi të madhe që ka legjislacioni zgjedhor lidhur me këtë fakt, përpara se të pretendojnë  për tu dhënë shtetësinë  shqiptarëve të tjerë”.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.