20 vjet nga lufta në Bosnje, koncert para 11 541 karrigeve bosh

Postuar në 06 Prill, 2012 05:29

Bosnje-Hercegovina përkujton sot 20-vjetorin e fillimit të luftës së viteve 1992-95, me tre komunitete që jetojnë në paqe edhe pse të ndara gjatë konfliktit, sinonim i tmerrit më të madh në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Qyteti i Sarajevës do të organizojë sot, në kuadër të 20-vjetorit të fillimit të luftës në Bosnje-Hercegovinë, një koncert para 11 541 karrigeve bosh, që është numri i qytetarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe, njoftuan organizatorët.

''Pra, 11 541 karrige të kuqe do të vendosen në 825 rreshta në bulevardin 'Marshalli Tito', arteria kryesore e qëndrës së qytetit, rreth 800 metra e gjatë'', tha regjisori Haris Pashoviç, në një konferencë shtypi.

"Këto karrige do të jenë bosh gjatë koncertit, sepse këta njerëz janë penguar të vijnë nga një plumb'', deklaroi ai.

Banorët e Sarajevës janë ftuar sot të ndërpresin për një orë çdo aktivitet më 6 prill duke nisur nga ora 12:00 GMT dhe të vendosen në trotuare përkrah karrikeve për të marrë pjesë në koncert.

"Këta njerëz janë vrarë pa arsye, vetëm sepse jetonin në këtë qytet, civilët dhe ushtarët. Ata na mungojnë. Mes tyre ka pasur dhe 643 fëmijë'', tha Pashoviç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.