Shtete të dështuara/Dy vjet pa përgjigje nga qeveria greke

Postuar në 21 Mars, 2025 16:42

Një episod në Greqinë fqinje ndoshta shpjegon se në vende si tonat ka diçka më shumë sesa vullneti politik që çon në dështim. Gazeta “Kathimerini” sjell rastin e katër mjekëve të ardhur në Greqi nga SHBA për të ushtruar profesionin e tyre, të cilët pas dy vjetësh qëndrimi ende nuk kanë ndonjë përgjigje për të njohur specializimin e tyre.

Sipas gazetës, katër mjekët pasi ndoqën specializime në SHBA u kthyen në Greqi të “motivuar nga ”BrainReGain” që u premtonte profesionistëve që kthehen mirëpritjen.

Pas dy vjetësh pritet një miratimin nga një drejtori në Ministrinë e Shëndetësisë, një vonesë që për një prej mjekëve ka gjasa të jetë e qëllimshme. Dhe kjo për të mbrojtur mjekët e sektorit publik nga konkurenca. Në thelb problem është tek sistemi që dekurajon prurje të reja sepse ai menaxhohet nga një kategori që ka gjetur tek puna e vet rehatin dhe vlerën në domosdoshmërinë e madhe që ka sot për këtë profesion.

Është një shembull i qartë sesi shtete me strukturë klanore dhe me paaftësi për të krijuar tregun real nisin e vuajnë nga fragmentarizimi i përgjegjësisë për shkak të varësisë që krijon politika nga sektorë publikë kritikë.

Ky është një proces që po than në vijimësi shoqëri si tonat që jo vetëm do të nisin të vuajnë seriozisht pasojat, por nuk dinë dhe nuk kanë sesi të kompensojnë humbjet që po ndodhin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.