Europa hesht për protestën në Serbi!

Postuar në 20 Mars, 2025 17:00

Deklarimet e Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas një takimi me presidentin serb, Aleksander Vucic, kanë provokuar reagime nga ana e opozitarëve serbë që kanë bërë të qartë mosbesimin në rritje ndaj BE-së.

Një takim konstruktiv me presidentin Vucic. Theksova se zgjerimi është një proces i gjithë shoqërisë. Nuk është i mundshëm pa një shoqëri civile të fortë dhe media të pavarur

shkruajti Kos në rrjetin “X”.

Mediat serbe vënë në dukje një sërë reagimesh nga qytetarë në rrjetet sociale që i replikojnë dhe polemizojnë me Kos që shfaq këtu një mungesë totale të shqetësimit publik për atë që po ndodh në Serbi.

E drejta për të protestuar nuk mund të zëvendësojë potencialin shpërthyes të një proteste që lidhet strikt me demokracinë dhe funksionimin e saj që janë çelësi që hapin dyert e anëtarësimit. Nuk është shumë e qartë nëse BE-ja udhëhiqet tashmë nga një inerci e burokratëve që funksionojnë si sistemet digjitale: gjoba është aty, por askush nuk ka kush e fshin. E njëjta gjë shihet edhe me masat absurde ndaj Kosovës që nuk dihet pse qëndrojnë në fuqi dhe çfarë roli kanë.

Nuk ka investim më të keq për një vend sesa tradhëtimi i protestës si instrument sepse protesta nuk është vetëm shprehje e demokracisë, por edhe demokratizues përkundër çdo qasjeje dogmatike siç është shndërruar tashmë kërkesa për stabilitet.

Në ditët në vijim Vucic pritet të takohet me von der Leyen dhe Antonio Costa dhe heshtja mbi atë që ndodhi do të përcjellë vetëm energji negative në rajon.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.