Ku humbi shqetësimi për Diktaturën e SPAK?

Postuar në 19 Mars, 2025 16:10

Është për t’u shënuar: që nga vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt, qetësia thuajse absolute e frontit mediatik pro tij, është shurdhuese.

Asnjë fjalë, asnjë koment, asnjë sulm. Asnjë akuzë. Asgjë. Shqipëria e diktaturës së SPAK nuk ekziston më. Ajo ishte një histeri kolektive e një grupi, një trillim, një fiksion të fiksuarish.

Veliaj? Ky është në qeli. Do të përballet me drejtësinë. Në heshtje! Sepse edhe ky nuk ka më reagime. Asnjë të vetëm. Zero. Nuk ka më probleme me prokurorin, gjykatësin, mediat. Jo. Heshtje!

Dhe mjafton edhe kjo heshtje për ta kuptuar sulmin që dëshmuam për atë që është: shantazh, jo shqetësim për parimet e së drejtës, apo për legjislacionin penal. Shqetësim dhe shantazh për një njeri të vetëm. Shkrimet janë aty. Me emër e mbiemër. Dhe do të kenë tjetër kuptim kur edhe përgjimet të dalin për të parë bruto atë që hamendësohet fare mirë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.