Në Bosnje, BE-ja mund të shpëtojë edhe veten

Në një shkrim të sotshëm në “Politico”, Arminka Helić, anëtare e Dhomës së Lordëve dhe këshilltare e ish-ministrit të Jashtëm britanik, Ëilliam Hague, i kushton vëmendje situatës në rajonin tonë. Teksa bën një parashtrim të gjendjes në rajon, duke nisur nga paradigmat historiografike e Bismarkut, Helić thekson nevojën e angazhimit serioz të Perëndimit në aksin e autokratëve që nis në Beograd e mbyllet në Budapest. Sipas saj, autokratë si presidenti serbe, kanë më shumë frikë presionin e brendshëm sesa atë të jashtëm, ndaj ata do të kërkojnë çdo gjë si zgjidhje për pushtetin e tyre.
Ndonëse Perëndimi ka rikonfirmuar garancitë për Ballkanin Perëndimor edhe së fundmi kjo nuk mjafton në kushtet kur sipas saj, Rusia është dëshmuar e aftë të shfrytëzojë çdo dobësi.
Ballkani Perëndimor ofron një mundësi për Europën që të prapësojë modelin e vet reaksionar përmes një strategjie frenimi, fuqie dhe angazhimi parimor. Dhe disa parime të qarta duhet të udhëheqin këtë qasje: kufinjtë duhet të mos ndryshojnë; dhuna duhet të frenohet;m institucionet demokratike duhen fuqizuar dhe revizionistët nuk duhet të lejohen që të diktojnë të ardhmen e rajonit
shkruan ajo.
Helić shton se në Bosnjë, pika më nevralgjike, Europa ka instrumentet për të zbatuar një politikë të tillë: EUFOR, shtabi i NATO-s, Zyra e Përfqësuesit të Lartë dhe Procesi i Berlinit. Por ajo vazhdon duke sugjeruar se Bosnjes i duhen dhënë garanci shtesë sigurie. Dhe në kontesktin kur SHBA ka kohë që ka kërkuar përgjegjësi nga Europa, Bosnja është një rast i mirë që kontinenti të marrë politikë proaktive, “për të fromësuar ngjarjet”. BE-ja ka avantazhin se mund të afirmohet gjeopolitikisht duke mbrojtur edhe disa vlera bazë të vetat që nisin me demokracinë, shqelmuar së fundmi edhe nga Amerika.
Dhe suksesi këtu, është një sukses për BE-në, që kështu do të shërbente për të përforcuar rolin e unionit duke shpëtuar edhe veten.
Add new comment