Pjesëmarrje shumë e madhe në protestë. I gatshëm për zgjedhje dhe referendum!

Postuar në 16 Mars, 2025 14:19

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka dalë dje me një interpretim të vetin mbi protestën e zhvilluar në Beograd. Sipas tij, fati i mirë dhe vullneti i studentëve shmangu incidentet, ndërkohë që ai pranoi se në protestë kishte një pjesëmarrjes shumë të madhe. Vuçiç ka folur për akumulim të një energjie shumë negative ndaj autoriteteve dhe nga kjo duhen nxjerrë mësime. Megjithatë sipas tij, studentët kanë braktisur protestën sapo opozita tentoi ta administronte atë çka në optikën e tij flet për faktin se:

duhet kuptuar mesazhi se shumica e Serbisë – qytetarët e saj nuk duan revlucion me ngjyra apo dhunë dhe duan që autoritetet të zëvendësohen me zgjedhje

Po kështu Vuciç në mënyrë cinike ka bërë thirrje që autoritetet të kuptojnë dhe analizojnë sepse në protestë pati aq shumë njerëz të pasur dhe shumë pak të varfër.

Në finale ai u ka bërë thirrje studentëvë të shohin dhe vlerësojnë nëse kërkesat e tyre janë përmbushur ose jo dhe të mos dëgjojnë ekspertë të rremë, për të shtuar se është i gatshëm të thërrasë zgjedhje të reja dhe referendum brenda 3-6 muajsh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.