Protestë masive në Beograd
Mediat ndërkombëtare raportojnë për protestën e sotme në Beograd e cila ka tubuar rreth 107 mijë njerëz sipas përrlogaritjeve të ndryshme.
Presidenti i vendit, Aleksander Vuciç, ka paraprirë protestën me një deklaratë ankthi kur tha se asgjë nuk do ta detyrojë të ikë dhe se nuk do të lejojë që rruga të vendosë në Serbi.
Megjithatë ai ka marrë disa masa që ilustrojnë disa prej arsyeve se pse njerëzit janë ngritur: rreth parlamentit janë vendosur traktorë të mbështetësve të tij për të shmangur konfrontim me policinë dhe mësymjen e protestuesve në godinë. Mes tyre kanë qenë edhe pjesëtarë të forcave paramilitare që janë të njohur për një sërë krimesh.
Në parim protestuesti kërkojnë reforma dhe drejtësi për ngjarjen e 1 nëntorit të Novi Sad. Por protesta që ka tubuar shumë njerëz ka mbetur anonime dhe pa drejtim të qartë. Në këtë kuadër kemi të bëjmë me një shembull suksesi të mosbindjes civile, por askush nuk di të thotë sesi mund të ndodhë ndryshimi.
Deri më tani nuk është raportuar për akte dhune në protestë, por problem është edhe më i ndërlikuar nga sa ishte: Vuçiç nuk është zgjidhja, por protesta nuk e ofron një të tillë. Dhe nëse ajo dështon pa produkt Serbia pritet të zhytet në një inerci dhe apati sociale që do të ketë pasoja.
Add new comment