Takim tripalësh në Pekin/Kina dhe Rusia kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit

Postuar në 14 Mars, 2025 15:47

Kina ka organizuar në Pekin një takim tripalësh me Rusinë dhe Iranin përmes të cilit shpresohet të arrihet marrëveshja për rinisjen e programit bërthamor iranian. Takimi është zhvilluar në nivel zv.ministrash dhe gjatë tij janë shkëmbyer mendime mbi çështjen bërthamore iraniane dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët.

Në këtë kuadër, zv.ministri i Jashtëm i Kinës, Ma Zhaoxu ka kërkuar që sanksionet ndaj Iranit të hiqen, duke i cilësuar ato si veprime të paligjshme.

Takimi vjen ndërkohë që presidenti amerikan Trump ka deklaruar politikën e presionit maksimal mbi Iranin ndaj kreut të të cilit, ka adresuar një letër për bashkëpunim dhe negociim për marrëveshjen e re bërthamore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.