Me Kuçedrën ka vetëm një gjuhë

Kuçedra e bëri lëvizjen e parë
Kështu shprehet një ndër banorët e Tragjasit për atë që ka ndodhur natën, kur Policia e Shtetit ngrihet dhe mbron firmën private për të marrë ujin e një fshati. Dhe kuçedra është qeveria, pisi për cilin flasin banorët dihet mirë kush është. Sepse krroma dhe vrroma kanë emër dhe fytyrë në këtë vend.
Dhe kuçedra që merr ujin nuk ka për t’u ndalur. Vepron në fushatë elektorale kur askush nuk e ka mendjen, autorizon forcën dhe nga ana tjetër kërkon votën. Fatkeqësia është se njerëzia pranojnë të ulen, ta dëgjojnë, të hanë edhe bukë me të e të duekt se pranuan çfarë u tha.
Ndërkohë që është e qartë se kuçedra nuk ndalet sepse mbron interesat e veta. Një shembull për t’u kuptuar dhe ndjekur është ajo e protestës në Serbi, ku askush nuk pranon të negociojë me shkakun e krizës, sepse vërtet që kemi të bëjmë me një problem lokal, por mekanizmi që zbatohet, me dhunë dhe jashtë interesit të komunitetit, reflekton se në themel ka diçka shumë të gabuar. Një faj, një vullnet për ta imponuar modelin e zhvillimit në një drejtim përjashtues.
s.zaimi
Add new comment