BE-ja nuk e mbron dot Ukrainën. Kufinjtë do ndryshojnë dhe Ukrainën e pretendojnë disa shtete

Në një intervistë për agjencinë “Tass”, Karin Kneissl, ish-ministre e Jashtme e Austrisë, aktulaisht drejtuese e qendrës “G.O.R.K.I” shprehet se interesi për ndarjen e Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë dhe rajonet që ajo ka marrë. Sipas saj janë disa vende në Europë që e shohin me interes dhe si të tyret pjesë të Ukrainës.
Unë u rrita me këtë konceptin se kufinjtë duhet të mbeten siç janë. Por kur pamë luftën në Jugosllavi, krijimin e vendeve të reja, ribashkimin e Gjermanisë, ndarjen e Çekosllovakisë. Kemi parë shumë ndryshme në botë. Ndaj stabiliteti i kufinjve nuk është i vetvetishëm siç perceptohej në vitet ‘1970-80.
Nëse flasim për kufinjtë e Ukrainës, ato po ashtu iu nënshtruan ndryshimeve pas Luftës I dhe Luftës II. Kufinjtë lëvizën në Perëndim, disa territore përfshirë ish-Prusinë Lindore, iu dhanë Polonisë. Si rezultat, pati ndryshime të mëdha në hartë.
...Ukraina në një kuptim ka qenë përherë zonë kontakti mes shteteve dhe perandorive të ndryshme. Ka qenë një vend ku interesat e kombeve të ndryshëm ndërthureshin dhe nuk ka patur gjithnjë kufinj të qartë dhe fiks. Nuk mund ta them me siguri se cilat vende mund të pretendojnë këto territore, por Polonia mund të jetë një ndër kandidatët, nisur nga pretendimet historike. Problemi i Ukrainës nuk kufizohet vetëm në Donbas dhe rajonet rusisht-folëse, mbulon po ashtu komunuitetin rus në Odesa. Këto në fakt nga një anë, u krijuan ushtarakisht, nga ana tjetër kanë ekzistuar historikisht përherë. Është e gabuar të thuhet se Ukraina Lindore u pushtua nga Rusia. Ky territor ka qenë përherë pjesën e historisë ruse dhe sovjetike më pas. Kapatur lidhje të ngushta me Serbinë, pasi shumë serbë, p.sh themeluan qytetet që jaën tani në territorin e Donbasit...
Padyshim që do të ketë ndryshime në kufinjtë territorialë, kështu që në çështjen e integritetit territorial të Ukrainës, të cilën e kërkon BE-ja, faktet flasin një gjuhë krejt tjetër
shprehet ajo ndër të tjera.
Është një mesazh që na bën të kuptojmë fare qartë se kultura historike Europës Qendrore po gjen aplikim në realitetin politik të ditëve tona, përmes po atyre instrumenteve dhe mjeteve, apo edhe qasjes që e konstituojnë këtë kulturë politike. Që janë lufta, historia dhe realiteti i fitimtarit. BE-ja, që qëndron aktualisht si forcë konservatore e të Drejtave, vështirë se do të ndalë një kurs që e kërcënon vetë ekzistencën e saj.
s.zaimi
Add new comment