Çështja "Gëllçi", Strasburgu: Arrestimi mbi dyshime të arsyeshme, ligjor. Mbajtja pa prova, joligjore

Është publikuar sot me ngazëllim një vendim i Gjykatës së Strasburgut për çështjen e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Shkruan ndër të tjerë edhe Lutfi Dervishi dhe kjo ka shumë rëndësi për Të Drejtën. Dihet shumë mirë se asnjë prej këtyre që shkruajnë nuk u bëhet vonë për drejtësinë apo të drejtat e Thoma Gëllçit. Por me vrap duan të marketojnë sesi paraburgimi i tij ishte i padrejtë, se një gjë e tillë sanksionohet nga Strasburgu, pra konkluzioni: Erion Veliaj vuan nga e njëjta padrejtësi. Kaq është halli i këtyre.
Mirëpo në vendimin e zbardhur, Gjykata e Strasburgut nuk quan të padrejtë arrestimin e Gëllcit dhe paraburgosjen e tij, por faktin se ai është mbajtur në burg nën pretendimin e gjetjes së provave shtesë.
Pika 19: Gjykata rithekson se persistenca e një dyshimi të arsyeshëm është një sine qua non për vlefshmërinë e paraburgimit, por pas një farë kohe ajo nuk mjafton më…
Pika 21:
Gjykata jep pëlqimin për faktin se gjykatat vendase, mbi bazë të provave të disponuara vendosën se ekzistonte një DYSHIM I ARSYESHËM, se kërkuesi kishte kryer shkeljen e abuzimit me detyrën
Pra siç shihet Strasburgu çmon se veprimet e para qëndrojnë, përfshirë paraburgimin e z. Gëllçi, se paraburgimi është premisë e domosdoshme që të jepet masa e sigurisë “arrest me burg”, por kjo si masë fillestare. Më pas duhet masa e sigurisë rivlerësohet në varësi të provave që sillen. E thënë shkurt: Strasburgu ka konsideruar të padrejtë JO ARRESTIMIN e Gëllçit, por mbajtjen e tij në arrest për muaj të tërë. Tjetra që ka më shumë rëndësi: Strasburgu i referohet vendimit të gjykatave, jo akuzës së prokurorisë, sepse në fund akuza kontrollohet në Gjykatë. Kopeja Veliaj merret vetëm me SPAK-un dhe harron se është GJKKO që e la në burg. Ku edhe ka vendin me thënë të drejtën.
Kush është atëherë i interesuar për drejtësi dhe kush për zhurmë?
s.zaimi
Add new comment