Presidenti libanez u tregon derën iranianëve: Duam raportet më të mira, por mos ndëhyni!

Postuar në 24 Shkurt, 2025 00:28

Presidenti libanez Joseph Aoun i ka bërë të qartë një delegacioni iranian që ka vizituar Bejrutin se ndërhyrjet e huaja dhe projektimi i luftërave të të tjerëve  në territorin libanez duhet të marrin fund. 

Libani është lodhur nga luftërat e të tjerëve në tokën e vet. Vendet nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të të tjerëve

citohet ai të jetë shprehur në bisedën me delegacionin që vizitoi Bejrutin me rastin e funeralit të ish-liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. 

Goditja e Hezbollahut përmes vrasjes nga Izraeli të Nasrallah dhe rrëzimit të Bashar Al Assad që ishte pika lidhëse mes Iranit dhe Hezbollahut dha mundësi që parlamenti libanez të zgjedhë Aoun në krye të shtetit.

Ai konsiderohet si kandidati i preferuar i ShBA dhe vjen nga drejtimi i ushtrisë. Megjithatë ai ka deklaruar se Libani dëshiron marrëdhëniet më të mira me Teheranin dhe në këtë kuadër delegacioni iranian ka ftuar Aoun për një vizitë në emër të presidentit Masoud Pezeshkian. 

Nuk është e qartë se cila është e ardhmja e Libanit aktualisht, por në varrimin e Nasrallah, shefi i ri i Hezbollah, Naim Qassem deklaroi se refuzonte që “Amerika tiranike të kontrollonte Libanin”. 

Nga lufta në Gaza, Irani rezultoi humbësi kryesor me një goditje që do të dojë dekada të rikuperohet, në mos ndryshim tërësor të politikës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.