SHBA propozon Rezolutë në OKB për zgjdhjen e konfliktit në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë duhet të vijë përmes një rezolute të OKB-së. Sipas asaj që shkruhet në faqen online të Departamentit, bëhet me dije se “SHBA ka propozuar një rezolutë të thjeshtë historike në OKB të cilën ne bëjmë thirrje që të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.
Kjo rezolutë përputhet me Kartën e OKB-së, për ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë, përfshirë zgjidhjen paqësore të konflikteve. Nëse OKB është me të vërtetë e angazhuar ndaj qëllimit të saj fillestar, ne duhet të pranojmë se ndërsa sfidat shtohen, synimi përfundimtar mbetet I mundshën. Përmes mbështetjes së kësaj rezolute, ne afirmojmë se…OKB mund të ndihmojë në fundin e tij, dhe se paqja është e mundshme
vijon deklarata.
Njoftimi bie ndesh me dy zhvillime të tjera: së pari me preferencën e njohur të presidentit amerikan Trump që të përfundojë paqen në një takim dysh me homologun rus, Putin, duke përjashtuar Zelenskiyn. Dhe së dyti, me faktin se njerëz të Partisë Republikane në SHBA kanë depozituar nisëmn për tërheqjen e SHBA nga OKB-ja.
Nga ana tjetër, gazeta amerikane, “The Wall Street Journal” shton se sot pritet nënshkrimi I një marrëveshjeje mes SHBA dhe Ukrainës për shfrytëzimin e metaleve të rralla, diçka që është kërkuar publikisht nga Trump. Zelenskiy e ka pranuar në parim marrëveshjen e kërkuar të cilën e ka cilësuar si mundësi të forcimit të marrëdhënieve mes Ukrainës dhe SHBA. Drafti për marrëveshjen u dorëzua më 12 shkurt nga Sekretari I Thesarit, Scott Bessent gjatë një vizite në Kiev dhe pas KOnferencës së Munihut ukrainasit prezantuan nga variant të përpunuar të saj.
Ideja e shkëmbimit ekonomik në funksion të paqes dhe rregullimit të çështjes së Ukrainës është kritikuar shumë në Europë, ndonëse për momentin, përveç financimit të vazhdueshëm ushtarak të saj, BE-ja dhe Britania e Madhe nuk kanë më ndonjë instrument tjetër në mbështetjen e politikave të tyre.
Add new comment