Merz: Mbrojtja jonë nuk mund të bazohet më te SHBA. Franca dhe Britania, opsionet tona
Kancelari i mundshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania do të mendojë për mbrojtjen e saj, përfshirë atë bërthamore duke parë më tepër nga Franca dhe Britania e Madhe. Sipas tij, mbështetja tek SHBA nuk mund të qëndrojnë më, nisur nga qëndrimet e tanishme të administratës Trump.
Ne duhet të diskutojmë si me britanikët ashtu edhe me francezët – dy fuqitë bërthamore europiane – qoftë për ndarjen e fuqisë bërthamore, ose të paktën sigurinë bërthamore nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca që mund të aplikohet për ne
citohet ai.
“Politico” shkruan se ky qëndrim është një ndryshim i madh nga Berlini që i ka kundërshtuar përherë propozimet franceze për një bashkëpunim më të madh ushtarak europian, sidomos për mbrojtjen bërthamore. Shtohet më tepër rëndësia e këtij qëndirmi, nisur nga fakti se partia e Merz ka synuar vazhdimisht aleancën transatlantike.
Kemi të bëjmë padyshim me një moment dramatik për Europën dhe javën tjetër kryeministri britanik, Keir Starmer bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron do të jenë në SHBA për të biseduar me Donald Trump për të qartësuar më në fund nëse Amerika do të braktisë angazhimet e veta në kontinent. Për Merz, Europa duhet të përpiqet dhe të afirmojë se është të paktën në gjendje të mbrojë veten.
Add new comment