SHBA drejt largimit nga organizata, Kremlini: OKB-ja e pazëvendësueshme

Postuar në 21 Shkurt, 2025 15:22

Rusia mendon se Organizata e Kombeve të Bashkuara mbetet e pazëvendësueshme me diçka tjetër të ngjashme, pavarësisht inefektivitetit dhe mungesës së perfeksionit që ajo manifeston shpesh. Në një komunikim me mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka komentuar vendimin e SHBA për t’u tërhequr nga OKB-ja.

Ne njohim dhe pranojmë rolin udhëheqës të OKB-së. Pavarësisht ineficencës evidente përballë sfidave modern, ne besojmë se nuk ka zëvendësues. Më e rëndësishmja duket se nuk ka një mundësi realiste për të krijuar një alternativë në këtë moment

ka thënë Peskov.

Nisma amerikane për të dalë tërësisht nga SHBA është vënë në lëvizje nga republikani Mike Lee që ka depozituar atë në Senat. Nëse ajo miratohet, krahas nismës së Chip Royt në Kongres, atëherë SHBA do të dalë nga OKB-ja duke tërhequr edhe financimin për të që në vitin 2022 ishte 18 miliardë dollarë.

Mbetet e paqartë se cili do të jetë efekti i rezolutave të miratuara dhe mandej fondeve të alokuara në zbatim të tyre, por edhe mandatit të misioneve paqeruajtëse. Një prej tyre është edhe Rezoluta 1244 për Kosovën, që përligj qoftë marrëveshjen e armëpushimit, ashtu edhe mandatin e KFOR. Njësoj në Bosnje, apo edhe në vende të ndryshme.

Nga ana tjetër, qëndrimi i Peskov konfirmon pozicionin e Putin në vitin 2007 që kërkonte fuqizimin e OKB-së si mjedis i arritjes së një konsensusi të gjerë për rendin ndërkombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.