Tubim në shesh me nëpunësit e Bashkisë

Postuar në 20 Shkurt, 2025 13:52

Kryeministri në detyrë, Edi Rama, ka kërcënuar sot hapur Prokurorinë e Posaçme që të qëndrojnë larg zgjedhjeve duke parë tek Task Force e firmosur mes saj dhe KQZ një proces survejimi. Të mbahet parasysh se KQZ-ja ka vendosur bashkëpunim për krimet zgjedhore edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për të cilin do të firmoset edhe një Protokoll për hetimin e shkeljeve të ligji zgjedhor. Por ky protokoll nuk përmendet, ndoshta sepse SPAK me përkufizim heton implikimin e zyrtarëve.

Paralel me këtë qëndrim që po del jashtë çdo etike politike të një shteti që ka të ndara rolet e pushteteve, z. Rama ka ecur më tej me një akt të parecedentë. Ai ka njoftuar një tubim të punonjësve të Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, tubim të cilin mediat pranë tij e lidhin me arrestimin e Erion Veliajt.

Është pak por e sigurtë se ky akt nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturin devizën “ne bëjmë shtet”, sepse në një mënyrë apo tjetër ky është një demonstrim shantazhues ndaj një organi që mesa duket është afruar shumë pranë oborrit të kryeministrit në detyrë.

Në aspektin politik dhe elektoral mund të pyesim: çfarë kuptimi tjetër ka ky takim me nëpunës publikë në sheshin qendror të kryeqytetit? Kujt i flet ky tubim, çfarë do diskutohet?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.