Serbi, arrestohet mbi DYSHIME ish- kryelegalizuesi i Beogradit. Edhe i vëllai...Edhe gjashtë të tjerë

Postuar në 20 Shkurt, 2025 19:28

Mediat në Serbi raportojnë se në Serbi është arrestuar ish-sekretari i Sekretariatit të Beogradit për Legalizimin e Ndërtesave, Nemanja Stajiç. Urdhërin e ka dhënë Zyra e Prokurorit Publik mbi DYSHIMET e miratimit të legalizimit të dhjetëra ndërtesaave ilegale.

Po kështu është arrestuar edhe vëllai i Nemanjës, Novak. Edhe më tej: mbi urdhërat e Zyrës së Prokurorisë së Distriktit të Tretë në Beograd janë arrestuar gjashtë persona mbi DYSHIMIN E NDËRTIMIT pa leje.

Pra, kemi arrestime të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Kryeqytetit të Serbisë mbi urdhër prokurorie dhe mbi bazë dyshimesh.

Lajmin e raportojnë media të opozitës serbe që nuk po kuisin se personi u arrestua pa gjyq. Nuk duken gjëkundi as juristë të shquar që shqyhen studiove me argumente dhe artifica siç ndodh këtu ndër ne, ku nga mëngjesi në darkë, Lali sulmon me letra dhe sharje dhe kopeja vazhdon polifoninë e vajit të padrejtësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.