Epilogu/Putin njofton pastrimin e rajonit të Kurskut

Postuar në 19 Shkurt, 2025 19:08

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar sot se trupat e Federatës Ruse kanë kaluar kufirin shtetëror me Ukrainën në rajonin e Kurskut. Putin ka folur gjatë një vizite në St. Petersburg duke shtuar se njësia e parë që ka bërë kalimin është brigada e 810 e këmbësorisë.

Sipas tij trupat po përparojnë në të gjithë linjën e frontit. Lajmi në vetvete ka më shumë rëndësi politike, pasi trupat ukrainase mbajtën rajonin e Kurskut që nga 6 gushti 2024 duke interpretuar inkursionin me krijimin e një prapavije diversioni që do të ulte presionin në Donbas dhe do të krijonte kushte më të mira negociimi. Asnjë prej këtyre parashikimeve nuk ndodhi dhe Rusia shfrytëzoi 11 mijë trupat koreanoveriore për të përballuar sulmin.

Në momentin e tanishëm kalimi i kufirit dhe eventualisht mbyllja përfundimtare e çdo shprese për të negociuar territor me territor e vendos Ukrainënn ë pikën e vet më kritike që nga nisja e luftës. Sidomos parë kjo në kontekstin e bisedimeve të Riadit dhe deklarimeve të presidentit amerikan se presidenti ukrainas, Zelenskiy nisi luftën dhe se nuk ka legjitimitet.

Ky është padysim epilogu i luftës në Europë me një rezultat shumë të hidhur mesa duket, ndonëse e shmangshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.