Mbështetësit e Veliajt i besojnë drejtësisë dhe nuk komentojnë gjykatat!

Postuar në 14 Shkurt, 2025 18:43

Dëgjoni reagimin e dy njerëzve të zakonshëm në Tiranë. Të dy në protestë para selisë së gjykatës për të mbështetur kryebashkiakun e tyre, Erion Veliaj. E pohojnë që janë mbështetës dhe simpatizantë të tij, mund të hamendësohet se janë edhe të punësuar apo se kanë interesa me partinë në pushtet dhe bashkinë. Nuk ka asnjë gjë të keqe. Njerëzit do jetojnë dhe do angazhohen për interesa. Por dëgjoni sesi përgjigjen dy qytetarë të thjeshtë kur pyeten për akuzat:  Atë e di Drejtësia.

https://www.youtube.com/watch?v=FnDt8UTIMPU

Ja një material tjetër me disa të rinj gjimnazistë: Korrupsioni pranohet se është gjendje kapilare e kudodnodhur. Tjetër punë sesa dinë të çmojnë akuzën si të tillë dhe procedurën. 

https://www.youtube.com/watch?v=yZc1jLR2JCU

Pra, duke mos absolutizuar komentet spontane të disa njerëzve, është evidente se në mënyrë të thjeshtë, edhe ata që janë pro Veliajt, thonë se duhet të flasë drejtësia.

Si vallë atëherë kryeministri pëllet me të madhe kundër drejtësisë dhe standardeve? Po flasim për mënyrën e komunikimit dhe natyrën e tij në momentin e tanishëm?

Si vallë gazetarë dhe analistë çirren sa kënë në kokë dhe në xhep për padrejtësi dhe luftë politike të SPAK?

Imagjinoni: është shqetësuar edhe Frrok Çupi për padrejtësinë që po ndodh! 

Diferenca është e tillë sa të përcjellë një mesazh jo pa rëndësi: sado problemeve madhore që kemi në tërësi, një pjesë të helmit dhe deformimit e përhap politika, e imponon ajo. Me bon sens njerëzit e dinë sesi qëndron e vërteta, apo e intuitizojnë dhe dinë të kuptojnë se çfarë po ndodh. Ndaj prezantimi se njerëzia po shkulin flokët se në burg ra një farë Erion Veliaj, është farsë. Apo se po na shkelen standardet e drejtësisë këtu. E gjitha është një inkubator stresi dhe depresimi vetëm e vetëm që optika mbi ngjarjet të polarizohet për arsye strikt të xhepit të disave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.