Musk dhe Grenell: Do mbyllen Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë
Po, do mbyllim Radio Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës.
Kështu tha Elon Musk në përgjigje të një postimi në X i cili pretendon se dy radiot paguhen nga taksapaguesit amerikanë.
Po, le t’i mbyllim. Evropa është e lirë tani (për të mos përmendur burokracinë mbytëse). Askush nuk i dëgjon më.
Dhe ata janë vetëm ekstremistë të çmendur të majtë që flasin me njëri-tjetrin ndërsa djegin një miliardë dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë
Qëndrimi i Musk vjen duke shpërndarë një mesazh të emisarit special amerikan për Krizat Globale, Richard Grenell.
Add new comment