Izraeli ndryshon doktrinën e sigurisë

Postuar në 22 Janar, 2025 01:00

Sulmet e 7 tetorit të vitit të shkuar kanë detyruar Izraelin të rishikojë doktrinën e vet të sigurisë. Në një intervistë për “Kathimerini”, gjeneral brigade Jacon Nagel, kreu i Komitetit “Nagel” që drejton punën për reformimin e Forcave Mbrojtëse të Izraeli, sqaron se ndërsa nuk hiqet dorë nga mbrojtja e vendi, ndryshojnë parimet operacionale dhe të dislokimit. Nën paradigmën kyçe se “një lufë e humbur nga Izraeli do të ishte lufa e fundit për të”, Nagel thekson se pariki i ri është “parandalim dhe sulm”.

Parandalim do të thotë sigurimi që asnjë armik, shtet apo grup terrorist, shkel kufinjtë tanë. Sulm do të thotë veprim proaktiv – goditje ndaj atyre që kërkojnë të dëmtojnë Izraelin para se të mund të përmbushin planet e tyre

Sipas tij, 7 tetori provoi se siguria e kufinje nuk mund të varet nga inteligjenca vetëm, por kërkon veprim shumëplanësh. 

Nagel thekson se Irani ëshë kërcënimi kryesor për Izraelin por për fat të keq të Irani siç shprehet ai, dokrina Khamenei sugjeron shkatërrim të Izraelit përmes luftës konencionale nën kërcënimin e luftës bërthamore. 

Ndalimi i Iranit është imperativ

shprehet ai. Kjo pasi dështimi spektakolar në Siri, Liban dhe Gaza me proksit e vet do ta detyrojë Iranin të rishikojë strategjinë. 

Nagel ka shmangur cilësimin si armik apo kërcënim të ndonjë vendi tjetër, por ka bërë të qartë se mbrojtja e Izraeli duhet të jetë shumë elastike dhe të konsiderojë disa fronte, situata dhe skenarë që presupozohet ta ngarkojnë ushtrinë me detyrën për të qenë gati për ndryshime të shpejta fronti, detyre dhe dislokimi. Nagel ka theksuar megjithatë se Izraeli nuk qëndron i qetë edhe përkundrejt Egjiptit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.