Britania njofton traktat mbrojtjeje me Poloninë
Britania e Madhe ka njoftuar firmosjen së shpejti të një Traktati Mbrojtjeje dhe Sigurie me Poloninë.
Me kërcënime të shtuara në Europë është koha që ta çojmë partneritin tonë në një nivel tjetër që të sigurojmë se po ndjekim çështjet e mëdha që prekin njerëzit në Britani, nga agresioni i Putin te trafikimi i njerëzve
ka thënë kryeministri britanik, Keir Starmer.
Ai ka cilësuar se Polonia është një aleate historike e Britanisë dhe se siguria e saj përfaqëson interses kyç për sigurinë kombëtare të Britanisë.
Starmer ka folur për një “Plan të Ndryshimit” që do ta paraqesë së shpejti. Traktati pritet të firmoset në Varshavë dhe pason një traktat të ngjashëm me Ukrainën që i jep Britanisë së Madhe një rol cilësisht më të madh në sigurinë e kontinentit sesa ai i Francës dhe Gjermanisë.
Add new comment