Po ky?!

Ka reaguar sot ministri i Brendshëm, tri ditë pasi një efektiv policie u hodh nga një pallat. Siç u fol në media, dhe pati akuza të hapura, polici në fjalë u hodh pasi kishte ndaluar djalin e Samir Manes dhe për këtë shkak i ishte ushtruar presion i madh nga eprorët që e çuan në aktin në fjalë.
Ministri ndalet pikërisht këtu, duke akuzuar parti të caktuara për tymnajën që kanë ngritur, çka na konfirmon së paku dy gjëra: se ministri krijon dyshimin se është angazhuar personalisht që Samiri të mos mërzitet dhe stresohet. Dhe ka të drejtë pasi Samiri është burrë i mirë dhe një pasuri kombëtare.
Së dyti se është vetë ministri që bën politikë me ngjarjen. Por teksti i tij shtron edhe një problem tjetër.
Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.
Rasti i ngjarjes së Pogradecit, ku u fry një dallgë e madhe dizinformimi me një bandë inekzistente gjobëvënësish, apo rasti i vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ku u sajuan thika e autorë të tjerë të paqenë, ishin dy raste emblematike të rritjes së nivelit të paturpësisë politike dhe mediatike.
Tani ka dalë një tjetër rast, me të cilin po riluhet loja e “të vegjëlve”, që bëjnë thirrje për protestë (kështu i është vënë emri ca partizave, që të reja mund të kenë shumë gjëra, po nuk kanë as mendësinë dhe as metodat).
Protesta sa të duan, kur të duan, po nuk rezulton që të ketë ndonjë punonjës policie, që ka tentuar të vrasë veten nga ndonjë presion për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt. Rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë
shkruan z. Hoxha në reagimin e vet.
Cili ëshë zakoni i ulët? Që manipulohen ngjarjet? Ku? Të na thotë ky ministër se si ndodhi që avionët e drogës u cilësuan shpifje dhe mushkonja e mandej na doli krejt tjetër? Si ndodhi që budallai para tij, Saimir Tahiri, fryhej ca më shumë se ky dhe mohone kanabizimin, por mori klarinetën pikërisht për këtë shkak?
Për ngjarjen e Kurbinit vite më parë di gjë ky tekayti, kur policia fshiu pamjet video se u përfshi në sherr me armë një deputet?
Po që në Shqipëri ka zona si Shkodra dhe Fushë Kruja ku policia ka lënë vetëm kapelet?
Po për cilat sulme të ulëta flet ky ndaj një trupe të cilën vetë ish-drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano e cilësoi të inkriminuar? Po xhanëm a e di ky edhe kuptimin e fjalës Polici?
Le të na thotë ky ministër pse u hodh nga pallati punonjësi i policisë? I ra horoskopi keq për të nesërmen? Shqipëria është e vogël dhe ndodh të të hasë syri edhe sesa i mërzitur apo i shqetësuar është edhe Samir Mane. Siç ishte p.sh i dhjerë në brekë Blendi Fevizu para ca ditësh.
A e di ky ministër që në shoqërinë ku jetojmë është më shumë status të kesh një fis apo kushëri që merret me drogë, apo vjedh në administratë, është në kërkim si Klodian Zoto, sesa të kesh dikë që është polic. Polic?! Po për çfarë të duhet!?
Sigurisht që nuk është përgjegjësia e këtij pse punët janë këtu, thjesht është çudi e madhe sesa shumë të tillë prodhon ky vend që dalin e flasin si duhet për të mos mërzitur Edin, Samirin apo Çetin.
Dhe në fund duhet të kujtojë ky dhe Edua i tij që Polici është fjalë dhe institucion serioz në parim, është vlerësim sepse aty varet siguria. Kjo nuk ndodhi ndonjëherë në Shqipëri: policia nuk fitoi kurrë as respekt dhe as besim. E mbajmë mend sesi kapelet e policëve më 1997 i mbanin qentë në Jug. Dhe u shkonte me thënë të drejtën. Gabimisht besuam se ato duhet të ktheheshin te koka njerëzish me armë dhe të përgjegjshëm. O Vini, Azbiu duhet të jetë më shumë gjasë përjashtim në policinë tënde lopçare!
s.zaimi
Add new comment