Shtete të tjera do të tërheqin njohjen e Kosovës

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 17:49

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka paralajmëruar se disa vende të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine do të tërheqin njohjen e Kosovës.

Ai citohet nga agjencia serbe “Tanjug” të jetë shprehur gjatë një interviste në RTS se për shkak të punës së Serbisë dhe ndryshimit të rrethanave globale, Prishtina zyrtare nuk do të jetë në gjendje të sigurojë një shumicë në OKB. Sipas tij, fakti që 109 vende refuzuan të votojnë pro rezolutës së Srebrenicës, ka qenë një fitore për Serbinë që tregon një ndryshim në botë.

Vuçiç madje ka deklaruar se në Europë e kanë kuptuar që në Prishtinë kanë gënjyer edhe për incidentin në kanalin e Ibër-Lepenacit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.