Rusia pranon përgjegjësinë për incidentin e avionit azer të rrëzuar në Kazakistan

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 15:45

Kremlini ka pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për incidentin tragjik me një avion civil të linjës azere, AZAL. Agjencia e lajmeve “Tass” bën me dije se presidenti i vendit, Vladimir Putin, ka kërkuar ndjesë për incidentin tragjik, gjatë një telefonate me homologun e tij azer, Ilham Aliyev përmes të cilit ka përcjellë edhe “ngushëllimet më të sinqerta” familjeve për faktin se avioni u rrëzua dhe u godit në hapësirën ajrore ruse.

Në datën 25 dhjetor, fluturimi J2-8243 i Azerbaiajn Airlines, bëri ulje të detyruar në Kazakistan pasi u godit sipas të gjitha gjasave nga një raketë e lëshuar nga një sistem i mbrojtjes ajrore ruse, si pasojë e të cilit vdiqën 38 persona që gjendeshin në bord.

Avioni ishte nisur nga Bakuja dhe në hapësirën mbi Grozni hyri në mjegull të dendur, për shkak të së cilës piloti u përpoq të bënte ulje dhe gjatë tentativës së tretë raportohet se janë ndier disa shpërthime që mesa duket ka çuar në atë që u pa në disa video.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.