Gërvalla foli vonë. Glauk Konjufca duhet të reagonte si Vuçiç në Beograd

Postuar në 21 Dhjetor, 2024 17:12

Fjalimi i zotit Rama nuk u përshtat aspak me atmosferën që kishim. Ishte një fjalim që e keqpërdori shumë mikpritjen e Kosovës, të tij dhe të delegacionit të tij. Mendoj që nëse ai vjen për të bërë fushatë, duhet të vijë dhe ta bëjë këtë në mënyrë transparente kundër Qeverisë, pa keqpërdorur foltoren e Kuvendit”, ka thënë Gërvalla.

Nuk kishte asgjë vëllazërore në atë mes, sepse brenda familjes njeriu konsultohet me anëtarët e saj dhe nuk del para mikrofonave për të dhënë këshilla vëllazërore. Sigurisht, ishte një formë shtimi të presionit ndaj Republikës së Kosovës për të implementuar njëanshëm

Këto ka thënë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, një ditë pasi Prishtinën e bëri pis kryeministri i Shqipërisë. Kaq ka mjaftuar që në media të Tiranës ky qëndrim të quhet i paprecedentë. Po çfarë ka të paprecedentë këtu? ABC News, një televizion që drejtohet nga Sokol Balla, thekson se:

Nuk dihet qëllimi i ketij reagimi, por mesa duket qeveria e Kurtit nuk do ti pranoje këshillat e kryeministrit shqiptar dhe realitetin ne te cilin Kosova ndodhet, e izoluar dhe sanksionuar nga vendet perëndimore

Gazeta “Tema” nuk ka nevojë ta themi se çfarë thotë se i paraprin shqetësimeve të z. Rama. Por ajo që të bën pështypje është lëtyra ku noton politik-bërja në Tiranë. Duke shitur një gjë që nuk e besojnë as vetë, pra se Edi Rama është qendra e botës.

Nëse sjellim në vëmendje fjalën e Edi Ramës, ai ndër të tjera i tërhoqi vëmendjen Kuvendit të Kosovës për mosreagim ndaj procesit që po mbahet ndaj katër ish-themeluesve të UÇK-së, mes të cilëve edhe Hashim Thaçit, duke konsumuar kështu një incident të mirëfilltë diplomatik. Sepse z. Rama, pavarësisht se çfarë beson se është, duhet ta dijë se ka shkuar në shtëpi të tjetërkujt.

Në rastin në fjalë, do të duhej që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të ndërhynte dhe të mbante qëndrim aty për aty, për deklaratat e një harbuti të pagdhendur dhe të lig që ka gjetur vend në krye të tyrezës. Edhe pse kemi të bëjmë me një mbledhje të përbashkët, askush nuk ka të drejtë të fyejë ata që presin aktivitetin, as të instruktojë vendimet e një organi të huaj kolegjial.

Për ta kuptuar llurbën ku jemi dhe se cila është gjuha e duhur ndaj kallëpit në fjalë, do të mjaftonte që Glauk Konjufca të reagonte si Aleksander Vuçiç në Beograd në korrik 2023, kur personin Edi Rama e nxorën jashtë e i treguan vendin pikërisht se llapi më shumë nga sa i takonte.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.