SHBA: Të zgjatet mandati i prokurorëve të SPAK

Postuar në 19 Dhjetor, 2024 17:32

Në një aktivitet të zhvilluar sot me rastin e pesë vjetorit të krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zëvendësndihmës-sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ka kërkuar që prokurorëve të njësisë në fjalë t’u jepet e drejta e vazhdimit të mandatit.

Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit e korrupsionit në historinë shqiptare dhe humbjen e profesionistëve më me përvojë…

Bashkëqytetarët tuaj shqiptarë ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse pas Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë udhëtim, guxim që drejtuesit politikë të tregonin vullnet politik për të ndryshuar Kushtetutën…

Arrestimet, procedimet penale dhe dënimet tuaja të jashtëzakonshme bëri që ata që ishin dikur të paprekshëm të shkojnë para drejtësisë. Kemi besim se SPAK sapo ka filluar dhe do të vazhdojë të ngjallë besim për qytetarët e Shqipërisë, si dhe për investitorët se një e ardhme më e sigurt është e mundur…Drejtësia do të shkojë në vend. Askush nuk është mbi ligjin

ka thënë ai ndër të tjera.

Një mesazh i qartë sidomos për klasën politike në vend e cila prej 33 vjetësh ka ligjëruar parimin e pandëshkueshmërisë në këtë vend, për vete por edhe për krimin e organizuar. Nga ana tjetër, Kasanof ka theksuar se pritmëritë ndaj SPAK duhet të jenë objektive, pasi në finale lufta kundër korrupsionit është sistemike dhe nuk ka të bëjë thjesht me politikën penale të një institucioni.  

SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri, por SPAK e Dumani nuk mund të zgjidhin të gjitha problemet e Shqipërisë. Edhe institucionet e tjera duhet të tregojnë kurajo dhe dinjitet. Lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve

u shpreh ai.

Ftesa e zyrtarit amerikan për zgjatjen e mandatit ilustron deri diku qartë se SHBA ka aksione dhe është mbrojtëse e SPAK, përkundër çdo demagogjie që luhet nga politika e të dy krahëve që në thelb pajtohet në mendimin se SPAK duhet asgjësuar para se të jetë shumë vonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.