ShBA: Themi Shqipëria, nënkuptojmë Korrupsioni

Postuar në 09 Dhjetor, 2024 23:48

Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar.. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë

Kështu vjen mesazhi i sotshëm i ambasadës amerikane në Tiranë pas vlerësimit të Dumanit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Që sugjeron se SPAK dhe korrupsioni janë dy drejtimet e politikës amerikane në Tiranë.

Kampioni i luftës kundër korrupsionit nënkupton se Korrupsioni është emergjencë në Shqipëri dhe se goditja e tij nuk ka lidhje shumë me Noc Rrokun. Asgjë nuk ndryshon në këtë drejtim mesa duket dhe ky është lajmi në vetvete.

Kampioni i sotshëm padyshim që shqetëson shumë njerëz me pushtet në Tiranë. Por për një ironi të historisë në dyert e SPAK ka nisur të shkojë edhe Bleta Punëtore e vitit 2015.

Ç’u bë ky çmim? Ku shkoi ideja e Bletës Punëtore? Apo…

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.