Operacioni "Destabilise"/Zbulohet rrjet global pastrimi parash nga Rusia në Britaninë e Madhe

Postuar në 05 Dhjetor, 2024 17:10

Agjencia Kombëtare kundër Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar goditjen e një rrejti ndërkombëtar të pastrimit të parave. Në qendër janë dy kompani me shtrirje globale, Smart dhe TGR, të dyja ruse përmes të cilave elita ruse ka evaduar ndaj sanksioneve perëndimore. Ekaterina Zhdanova dhe George Rossi janë dy personat kyçë të operacionit të koduar “Destabilise” në kuadër të të cilit është zgjeruar edhe lista e personave nën sanksione.

Ideja pas skemës ishte në dukje e thjeshtë: krijo fonde në një vend dhe krijo vlerë ekuivalente të tyre në një vend tjetër duke shkëmbyer paranë kartëmonedhë përkundrejt kriptomonedhave. Mbretëria e Bashkuar ishte korridori qendror në operacionin rus që mbante si partnerë për lëvizjen e parave grupe kriminale të trafikut të drogës në vend të cilët i merrnin kripto ndaj pagesave në cash për të ri-investuar mandej për veprimtari të tyre të paligjshme.

Operacioni “Destabilise” ka ekspozuar rrjete pastrami parash miliarda dollarëshe që vepronin në një mënyrë të panjohur më parë nga agjencitë ligjzbatuese apo rregullatorët. Për herë të parë ne kemi qenë të aftë të piketojmë një lidhje mes elitave ruse dhe kriminelëve të pasuruar përmes kriptomonedhave.  Lidhja mes tyre – burimet e kombinuara të Smart dhe TGR – ishin deri më tani të padukshme

citohet të jetë shprehur Rob Jones, drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve të agjencisë në fjalë.

Rrjeti përdorte korrierë dhe prej tij janë arrestuar 84 persona si dhe janë sekuestruar 20 milionë paundë. Agjencia njofton se hetimi u pikas nga grupimi në fjalë që në vitin e fundit rriti ndjeshëm komisionet e pastrimit të parave nisur nga vështirësitë e shtuara të punës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.