Telenovela e pajtim-vëllazërimit na dha një Baton. Nuk i duhet as Kosovës, as Shqipërisë

Postuar në 28 Nëntor, 2024 23:46

Sot ështê zhvilluar parada e zakonshme me rastin e 28 nëntorit. Drejtues të institucioneve kanê qenë në Vlorë ku ka marrë pjesë edhe Albin Kurti, kryeministêr i Kosovës. 

Sigurisht që është një sinjal qetësimi të marrëdhënieve me kryeministrin shqiptar, por do të ishte gabim të lejohej që kontakte të tilla të kalojnë për pajtim. 

Divergjenca Rama-Kurti ka shumë gjëra të natyrshme, pêr shkaqe të shumta. Dhe ndasitë mes dy shteteve është mirë të ekzistojnë të dallueshme sepse janë shumë më të shëndetshme  sesa retorika e kotë e vëllazërisë. 

Puthjen Kurti-Rama nuk e beson kush dhe përpjekja për ta shitur si vëllamëri është fisko. Patjetër që marrëdhëniet duhet të jenë të mira, të thellohen, por të mbeten në kufinjtë shtetërorë. Botës shqiptare i bën mirë diversiteti, larmia dhe pavarësia nga autoriteti patetik i ideve prej taverne: Jemi Një! Jo, nuk jemi një! Jemi dy dhe kjo duhet kuptuar historikisht jo vetëm si dramë, por edhe si mundësinpër ta korrigjuar veten me lupë shqiptarësh. 

Vëllazërimi për të cilin bërtasin ca e ca na jep hibride si Baton Haxhiu. Nuk i duhen kujt, këtë e pranojnë tē gjithë. Ndaj, do ishte e shëndetshme që Kurti dhe kush vjen nga Kosova të kujtohet se po bujt në vend tjetër. Përndryshe do zhgënjehet!

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.