Drejt një marrëveshjeje armëpushimi me Hezbollah-un
CNN raporton se kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka aprovuar në parim një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun gjatë një konsultimi me zyrtarë izraelitë të sigurisë.
Rrjeti amerikan referon burime pranë qeverisë izraelite sipas së cilës aktualisht ka nevojë për shoshitjen e hollësive të mëtejshme, por marrëveshja në thelb mbështetet edhe nga SHBA. CNN vë në dukje një deklaratë të javës së shkuar të Amos Hochstein, i Dërguar i SHBA, që deklaronte se marrëveshja Izrael-Hezbollah është e mundshme.
Lajmi vjen një ditë pasi në mediat sociale qarkulluan zëra për lëvizje të raketave balistike iraiane dhe kur kreu i regjimit në Teheran ka bërë thirrje për likujdimin fizik të Netanyahu-t.
Add new comment