ShBA bllokon rezolutën për armëpushim në Gaza

Postuar në 21 Nëntor, 2024 00:26

ShBA ka bllokuar një rezolutë të radhës në OKB për arritjen e armëpushimit në Gaza. Nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, vetëm ShBA ka votuar kundër duje shfrytëzuar veton.

Draft-rezoluta parashikon fundin e e menjëhershëm të luftimeve, pa kushte dhe në mënyrë permanente ndërkohë që të gjithë pengjet duhet të lëshohen menjëherë.

 BBC-ja referon Nën-ambasadorin e ShBA në OKB, Robert Wood, të jetë shprehur se drafti nuk arrin të vendoaë një lidhje mes armëpushimit dhe lëshimit të pengjeve.

Sipas tij kjo do të dërgonte një mesazh të rrezikshëm për HAMAS-in.

Në një mënyrë apo një tjetër, qëndrimi amerikan është kritikuar nga të gjithë, por sidomos nga organizata Human Rights Watch, që përmes drejtorit të vet, Louis Charbonneau, ka akuzuar direkt ShBA se po përdor veton thjesht për të mbrojtur Izraelin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.