Radmila Shekerinska emërohet nën-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar dje se ka zgjedhur ish-ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, si nën-sekretar të Përgjithshëm.
Ajo është një besimtare e vërtetë në NATO, e di punën që duhet për t’iu bashkuar Aleancës dhe se çfarë do të thotë të jesh anëtar me të drejta të plota
shkruan Rutte.
Ky është me gjasë pozicioni më i lartë i arritur në NATO nga një përfaqësues I Ballkanit Perëndimor dhe kjo reflekton deri diku rëndësinë gjeopolitike të rajonit.
Add new comment