Për çfarë "na duhet" Trump? ShBA nuk mund dhe nuk do duhej ta hiqte non grata-n ndaj Berishës

Postuar në 13 Nëntor, 2024 11:13

Të krahasohemi me Kosovën se nuk vlejmë 104 vjet shtet sa mburremi.

Në pritje të ndryshimeve politike në ShBA, me të cilat po merret e gjithë media kryesore dhe Europa, nga Kosova kemi dy interpretime apo qëndrime: së pari se qevëria e Kosovës ka deklaruar se nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë dhe së dyti se dy prej emrave të zgjedhur nga Trump, Marco Rubio për Sekretar Shteti dhe John Ratclife për drejtor të CIA-s, janë njohës dhe afër çështjes së Kosovës.

Vijmë në baltovinën këtej Drinit. E heq apo jo Trump non grata për Saliun? Kam informacione që do e heqë. Jo ore as merret ShBA me ne. Pastaj: Ky Rama nuk po flet dot në telefon se ka shok Sorosin. Me kërë rast, Rama shton budallallëqet nga një forum në Azerbajxhan për të rënë në sy i ziu se nuk e begenis kush. Pak ditë më parë se ku vodhën një deklaratë të Musk për Melonin të cilën e ka mikeshë dhe ja, sa t’ia përmendë dikush emrin Rama Trumpit dhe pastaj ecën vetë puna.

Kaq është partneriteti ynë psikologjik me ShBA. Po kaq e kanë edhe të tjerët me dallimin se kanë çfarë të ofrojnë. Këta tanët veç gjuhës që të lëpijnë bythë e këmbë dhe të japin ndonjë copë tokë apo të presin të kuq e të zi, tjetër nuk kanq. Problemi është se marrëzi të tilla lindin në kokat e hajdutëve me letrat bërrnut.

Cilidoqoftë Trump dhe ciladoqoftë historia e sanksionimit të Berishës nga ShBA, kjo e fundit nuk mund ta heqë dhe nuk duhet të heqë bllokimin për Sali Penxheren. Sepse një fuqi e madhe nuk mund të luajë kështu me imazhin e vet sidomos në kushtet kur Sali Penxherja është në hetim penal.

Një opozitë që merret me këtë punë është e ligë, sepse e di shumë mirë që nuk fiton dot gjë veç rehatit të vet. Dhe është e ligë sepse ky diskutim i intereson edhe Don Kishotit në qeveri. Për kaq na vlen Trump ne këtej. Të mos na prishë davetin.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.